WwW.TiTRA.AL

The news comes first to us (multiple language)

Category: SHQIPERI

Letra e pestë publike që Rama i dërgon Bashës: Koha e mbetur për dialog po tretet me shpejtësi

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar sot kreu të Partisë Demokratike, Lulzim Basha letrën e pestë publike, ku i bën thirrje për dialog. Letra nis me përgëzime për protestën e mbrëmshme, e cila ka qenë e qetë dhe pa incidente. Ndërkohë, Rama e paralajmëron Bashën se koha e mbetur për dialog po tretet me shpejtësi. […]

Mbyllet protesta, mesazhi i Bashës: Jemi gati të sakrifikojmë gjithçka!

Në mbyllje të protestës së opozitës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dërgoi një mesazh edhe për aleatët ndërkombëtarë, duke nënvizuar se opozita është e gatshme të sakrifikojë gjithçka. “Mesazhi i sotëm është i qartë dhe i prerë ndaj miqve dhe aleatëve tanë dhe ndaj kundërshtarëve dhe armiqve të demokracisë se ne jemi gati të […]

Tiranë: Protestës i bashkohen Basha dhe Kryemadhi

E plotësuar: Mbështetësit e opozitës shqiptare janë mbledhur para objektit të Kryeministrisë në Tiranë. Protestës i bashkohen edhe dy krerët e opozitës, Lulzim Basha i PD-së dhe Monika Kryemadhi e LSI-së. Kryemadhi ka thënë për media se djegia e mandateve ka ndodhur për shkak të gjendjes në të cilën është katandisur Shqipëria nga qeveria e […]

Protesta e opozitës në Tiranë: Ambasada e ShBA-së u bën thirrje protestuesve të qëndrojnë larg dhunës

Ambasada Amerikane në Tiranë u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në protestën e sotme që të qëndrojnë larg dhunës. “Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtën demokratike të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore. Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestën e sotme – si qytetarëve ashtu edhe forcave ligjzbatuese – që të përmbahen duke […]

Meta për protestëne sotme: Drejtësia e kauzës mos të cënohet nga veprime të papërmbajtura

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dalë me një qëndrim zyrtar pak orë para protestës së sotme të opozitës. “Në protestat e mëparshme, pavarësisht nga përkrahja qytetare, janë vërejtur disa akte dhune të papranueshme, ndaj dua t’ju kujtoj se drejtësia e kauzës tuaj, nuk duhet të cenohet nga veprime të papërmbajtura të individëve të caktuar”, […]

OSBE për protestën në Shqipëri: Të mos përsëriten aktet e 11 majit

Përmes një deklarate për mediat, prezenca e OSBE në Shqipëri thekson se dhuna është e papranueshme dhe se trazirat nuk mund të zëvendësojnë angazhimin politik demokratik. Duke risjellë në vëmendje, dënimin në grup të përfaqësuesve të OSBE të dhunës së përdorur më 11 maj, në deklaratë nënvizohet se “Përmendja e derdhjes së gjakut, pak ditë […]

Bujtinat pranë Tomorrit mirëpresin turistët e huaj me gatime tradicionale

Bujtinat pranë Tomorrit, përveç mikpritjes pranë ambienteve të tyre, po bëjnë edhe guidën drejt vendeve më të bukura të këtij mali. Një nga bujtinat e kësaj zone ka mirëpritur gjatë kësaj fundjave një grup turistësh nga Hungaria, të cilët i shoqëroi drejt Ujëvarës së Sotirës. Turistët shijuan pamjen madhështore të këtij peizazhi, natyrën e virgjër […]

Thaçi, nga Hasi i Shqipërisë: Do të jetojmë në një shtet të përbashkët

Mundësinë e bashkimit të Luginës me Republikën e Kosovës, presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka përmendur edhe para qytetarëve të Hasit, derisa pranoi dekoratën “Qytetar nderi” në Krumë të Shqipërisë. Thaçi ka thënë se në një të ardhme të afërt, Kosova dhe Shqipëria do të jetojnë bashkë, pa kufi. Presidenti Thaçi tha se do […]

WwW.TiTRA.AL © 2019